Pak ditë pasi kryebashkiaku Gjonaj i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit për vlersimin e situatë pas shfaqjes së tharjes masive të drurëve të Pishës, në Pukë mbërriten një ekip ekspertësh dhe profesorësh nga ministria e Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Pyjeve dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore. Kreu i bashkisë, z.Gjonaj kërkoi nga ekspertet hartimin e një konkluzioni dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të shpëtuar ekonomit pyjore të prekura nga ky fenomen. Paraprakisht ekspertët kane arritur në konkluzionin se tharja nuk është shkaktuar nga Proçesionarja (Krimbi i Pishës). Lidhur me këtë situatë janë marr kampione për kryerjen e eksperimenteve mbi shkaqet e këtij fenomeni. Tharja e pishave vërehet kryesisht në ekonomitë pyjore Gomsiqe, Dush, Dedaj, Buhot, Gojan e Shkozë.