Në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të zonës së Pukës, bashkia e Pukës organizoi sot disa veprimtari përkujtimore, teksa qyteti u karakterizua nga atmosfera e festës nën valvitjen e flamujve kombëtar.Kryebashkiaku Gjonaj diten e tij të punës e nisi me pritjen për familjarët e të rënve për liri. Kryetari Gjonaj falenderoi ata për kontributin e dhën për çlirimin e Pukës, ndërsa tha se jo vetëm të rënët për çlirimin, por të gjithë dëshmorët e Pukës duhet të jenë në kujtesen e përhershme për kontributin dhe gjakun e derdhu. Kreu i bashkisë premtoi zyre pune për shoqatën e veteranëve si dhe mbështetje për botimin e librit kushtuar të rënve për liri.
Më tej aktivitetet u spostuan me nderimet që u bën pranë lapidarit të Met Hasa, aty ku kreu i bashkisë, nënprefekti i rrethit, përfaqësues të institucioneve, partive politike, etj vendosën kurora me lule, teksa nënprefekti z.Gjon Dodaj mbajti fjalen solemne në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme historike.
Aktivitetet u mbyllen me koncertin e organizuar nga Pallati i Kulturës, “Ndue Shyti” në bashkëpunim me Qëndren Kulturore të Fëmijëve Pukë.