Prefekti i qarkut Shkodër, z.Çesk Millja i shoqëruar nga nënprefekti, z.Gjon Dodaj dhe specialist të prefekturës, zhvilluan sot një takim në bashkinë Pukë, ku të pranishëm ishin dhe drejtorët e drejtorive vendore si dhe drejtorët e drejtorive dhe specialist të tjerë pranë bashkisë.
Takimi u përqendrua kryesisht tek kordinimi i punës në mënyrë që sherbimet e administratës publike të ishin sa më afër qytetarve, si dhe organizimi dhe ndërveprimi i institucioneve për përballimin e situatave emergjente, shkaktuar nga agjendët atmosferik. Në fjalen e tij Prefekti Millja falenderoi kreun e bashkisë për kordinimin dhe menaxhimin e mirë të bashkisë, por dhe rasteve emergjente, ashtu siç falenderoi për ruajtjen e pyjeve nga zjarret. Theksi u vu dhe tek ndergjegjësimi i qytetarve për të qendruar larg kultivimit të bimve narkotike ,e këtë e deshmon dhe fakti se këtë vit nuk pati asnjë rast të kultivimit në territorin e bashkisë Pukë. Kryebashkiaku Gjonaj në fjalen e tij kërkoj nga ana e prefektit që si kordinator i emergjencave të merrte masat e duhura që tani dhe mjetet për pastrimin e rrugve nga reshjet e Borës të dislokoheshin që në mesin e muajit Tetor pranë bashkisë. Po kështu u vu theksi tek nderveprimi i institucioneve, furnizimi i popullatës me dru zjarri, dhe dalja nga ngerçi për formalizimin e tokave bujqësore, çfar i hap rrugë dhe një ser zhvillimesh social-ekonomike në zonat rurale.
Nga ky takim kryebashkiaku Gjonaj I ka kërkuar drejtorve dhe specialistëve të bashkisë si dhe drejtuesve të institucioneve të tjera të ishin në lartësin e detyrës me sherbimet në kohë dhe me cilësi ndaj qytetarve.