Është zhvilluar sot Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Pukë , ku kreu i këtij Këshilli me votë unanime u zgjodh z.Enver Sulejmani, nënkryetar, z.Eduart Gjoka dhe anëtar i Këshillit të Qarkut z.Ndue Lala.
Pas proçesit të votimeve për strukturat drejtuese të këshillit u bë dhe betimi i kreut të bashkisë së Pukës, z.Gjon Gjonaj .
z.Gjonaj pas betimit u shpreh se ishte koha që të punonin të gjithë së bashku për të mirën e Pukës, gjithashtu shprehu gadishmërinë të shtrinte doren ndaj të gjithë forcave politike me motivin se Puka dhe e ardhmja e pukjanve është mbi çdo ngjyre politike apo fetare.
Pjesmarrës në mbledhjen e konstituimit të këshillit ishin deputeti i Qarkut të Shkodrës, z.Luan Harusha, Prefekti, z. Çesk Millja dhe drejtuesi i ri politik i PS në Qarkun e Shkodrës, z.Valdrin Pjetri.

2