Në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen” kemi hapur sezonin turistik, Vere 2019. Muzikë, argëtim, kulinari dhe shpalosje të vlerave pukjane. Këto ishin disa nga elementet e festës tonë të radhës, ku u çertifikuan guidistët e rinj, pjesë e programit “Bijtë e Malit”.
Aktivitetetet në kuadrin e sezonit turistik kanë vijuar dhe me markimin e shtegut Qelez, “shpella e Kaurrit” e njohur ndryshe si “shpella e Murgjve”.
Të rinjë pukjanë të pagëzuar si “bijtë e malit” dhe ato te ardhur nga zona të ndryshme të vendit kanë ndjekur në këmb intenerarin Qelez- brigjet e liqenit të Komanit, teksa u mahniten me bukuritë që të ofron ky shteg gjatë lumit Gomina.
“Shpella e Murgjve” është Monument Natyre dhe Kulture, kategoria 3-të, ajo përben një prej atraksioneve të veçanta të Pukës.