Për tre ditë më radhë në qytetin e Pukës mbizotroi një atmosfer e veçantë feste. Koloritë mahnitëse ngjyrash dhe tingujsh nga kostumografia jonë kombëtare dhe tingujt e instrumentave popullor që erdhen në Festivalin Mbarëkombëtar të Talenteve të reja e kthyen Puken në festë.
E teksa Puka mirpriti 600 artist në këtë event kombëtar, të cilët mbushen rrugët dhe sheshet e qytetit, në naten e tretë dhe të fundit për edicionin e gjasht të Festivalit të Talenteve te reja preformuan grupe nga Kosova, Maqedonia e veriut, dhe ato nga qytete të ndryshme shqiptare të cilët e kthyen Puken edhe gjatë mbrëmjes së kaluar në epiqendren e artiti dhe kulturës shqiptare.
Shumë prej personaliteteve të artiti dhe kulturës shqiptare e konsiderojnë këtë event si gjetjen e duhur për Puken, tashme një qytet turistik.
I ftuar special i natës së tretë të festivalit ishte dhe mjeshtri i madh, personaliteti i artiti dhe kulturës shqiptare, Zhani Ciko.
Tingujt e lodrave nga Prizreni, vallja dhe kënga e vllezërve nga matan kufirit mberthyen publikun pukjanë në emocion teksa qyteti si kurr më parë kumbonte nga tingujt e veçantë të lodrave.
Juria profesioniste e përbër nga Sabrie Nushi, Minella Koreta dhe Kristaq Janushi vlersoi me çmim të parë, Ansamblin “Ilirida” të Shkupit, çmimi i dyte shkoi për Qendrat Kulturore të Fëmijeve Shkodër dhe Fushë Arrëz, ndërsa ai i treti për grupet nga Elbasani dhe Gramshi. Për ruajtjen e Polifonisë u vlersua grupi i Gjirokastrës, ndërsa për kostumografin grupi i Prizrenit.