Të dashur vëllezer dhe motra të besimit islam!
Në këtë fillim të muajit të Ramazanit, më lejoni të ju Uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Qoft një muaj i begatisë Tuaj shpirtërore, qoftë muaji i shpresës së madhe për shpërblimin e sakrificës Tuaj sublime në emer të Zotit.
Të privohesh nga të ngrenit dhe të pirit për një përiudhe të gjatë është tregues i besimit të pastër, me shpresën dhe besim tek krijuesi Zot, si një obligim që realizohet falë dashuris hyjnore.
Si kryetar i bashkisë Pukë, por dhe si bashkëqytetar Juaj, më lejoni të Uroj agjërim të pranuar. Qoft kjo formë e adhurimit Tuaj, force për paqen, për faljen, për dashurin, për mikuptimin dhe tolerancën!
Uroj qe ky muaj i madhërueshem t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të bashkisë Pukë, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja.
Dhe një here, Urime të përzemërta për të gjithë ju bashkqytetaret e mi të besimit myslima që nga sot i nënshtroheni regjimit hyjnor nën atmosferen e agjërimit të Ramazanit.
Agjërim të lehtë!
Vëllazërisht! 🙏🙏🙏🕌
Gjon GJONAJ
Kryetar i bashkisë Pukë