Bashkia e Pukës organizoi sot ceremonin e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” i bashkisë Pukë për dy prej pjestarve të pajtimit të gjaqeve nga zona e Gjegjanit, z.Pashk Lala dhe z.Nikoll Luka, të cilët u vlerësuan për kontributin e tyre të shquar në pajtimin e shumë konflikteve dhe hasmërive jo vetëm në zonen e Gjegjanit, por dhe më gjër.

Kreu i këshillit bashkiak, z.Enver Sulejmani në fjalen e tij vlerësoi kontributin e pajtimtarve Pashk Lala dhe Nikoll Luka duke e vlerësuar si të duhur, ndërimin që ju bëri këshilli bashkiak, duke ju akorduar titullin “Qytetar Nderi”
Fjalen e rastiti e mbajti kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj i cili vlersoi lart aktin human dhe fisnik të dy prej burrave në zë të zonës së Gjegjanit, të cilët kontribuojnë pa kushte në shuarjen e konflikteve dhe pajtimin e hasmërive.
I pranishëm në këtë veprimtari ishte dhe kreu i Komiteti Mbarkombëtar të Gjaqeve, z.Gjin Marku, i cili falenderoi bashkinë e Pukës, këshillin bashkiak dhe të gjithë ata që propozuan nderimin e dy prej pjestarve të suksesshëm të pajtimit të gjaqeve, siç janë Pashk Lala dhe Nikoll Luka.
Me tej titujt e nderit i dorëzoi kreu i bashkisë së Pukës, z.Gjon Gjonaj, ndërsa dy qytetarët më të ri të nderit në bashkinë e Pukës, z.Pashk Lala dhe z.Nikoll Luka falenderuan për vlerësimin që ju bë misionit të tyre fisnik.
Ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” ka vijuar më tej me përshëndetjen e shumë prej të pranishmeve, në mesin e të cilve dhe ish deputeti Mark Frroku, mik i familjeve Lala e Luka në zonen e Gjegjanit.

4