Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj priti një delegacion nga njësi vendore të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të cilët vizituan bashkinë e Pukës në kuadër të projektit, “Programi i Lëvizshmërisë së Partnerëve dhe Aktorëve në Rajon, SEED Step II” . Ky program ndër të tjera ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në rajon në lidhje me tematikat dhe fushë-veprimin e këtij projekti që synon percjelljen e praktikave të mira të qeverisjes lokale në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi.
Puka është përzgjedhur nga projekti si përvoja më e mirë e qeverisjes lokale sa i përket transformimit rrënjësor në infrastruktur dhe më gjër.
Kryetari i Bashkise Puke z.Gjonajnë fjalen e tij prezantoi bashkëpunimin e suksesshem me projektin për ngritjen e Komisionit Lokal te Punësimit, i pari në llojin e vet në Shqipëri, si dhe mbarevajtjen e tij të metejshme që kulmon me ngritjen e Qendres së Turizmit e Zhvillimit Rural, projekt që pritet të startoi këto ditë me rikonstruksionin e ish godinws sw SHIK.
Pasi u njohjen me ndryshimet e realizuara në Pukë, vizitorët vlerësuan punen e bashkisë, të cilen e konsideruan si një përvojë të mirë.
Por për vizitoret nga Bashkia e Pejes në Kosovë, dhe bashkitë Tula dhe Sabac në Serbi, mbresëlenëse ishin dhe ndryshimet e prekshme në saje të zhvillimit Urban të qytetit dhe projeket e ardhshme që u prezantuan në bashkine Puke, teksa kryebashkiaku Gjonaj i ftoj ata të shikonin në terren transformimin e ndodhur.
Partneret serbe dhe kosovarë vleresuan dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe partneriteteve me bashkinë Pukë, si një përvoje që mund të përcillet edhe pertej kufirit.