Të dashur vëllezër e motra pukjanë!
Më lejoni t’ju uroj përzemërsisht gëzuar Pashkët,me besim dhe shpresën që kjo festë e madhe, të ju gjejë shëndosh dhe mirë Ju, familjet dhe të afërmit Tuaja.
Pashkët na ngjallin shpresën dhe besimin që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë.
Pashkët na kujtojnë rëndësinë durimit,sakerficës dhe të triumfit të jetës mbi vdekjen.
Pashkët, janë prova që Zoti na jep për tu orjentuar drejt besimit tek Zoti, te natyra dhe vlerat njerzore.
Por, mbi të gjitha, Pashkët na kujtojnë Ringjalljen, këtë mrekulli hyjnore, për të cilën kemi aq nevojë brenda shpirtrave tanë.
Pashkët na sjellin ngjalljen e shpresës për të cilen kemi aq shumë nevojë sidomos këtu në zonen tone, ku ende ka vështirësi dhe varfëri, si e tille sfida ndaj tyre mbeten aresyeja e cila duhet te na bashkojë,sepse vetëm kështu do ndryshojmë jetët tona.
Në këto afro katër vite, sëbashku ne kemi arritur diçka për të ringjallur shpresen, por më shumë do të bëjmë gjatë rrugëtimit tone që të rikthejmë lumturinë në sytë e banorve të bashkisë Pukë.
Vëllezër e motra!
Po të mendojmë nga pak çdo ditë për sakrificën e Krishtit, bëhemi më të mirë, më të urtë, më të butë, më të dashur, më të njerëzishëm, për vete, për tjetrin, për familjen e shoqërinë.
Në këtë prag të kësaj ngjarje të rëndësishme më lejoni t’ju kujtoj se Puka ka nevojë për të gjithë ne, të bashkuar, këtu fillon e ardhmja.
Në prag të kësaj feste të Shenjtë të Ringjalljes së Krishtit, ju uroj secilit prej Jush dhe familjeve Tuaja, shëndet, paqe, lumturi dhe begati.

Gëzuar!
Gjon GJONAJ
Kryetar i bashkisë Pukë