Humanisti norvegjez, z.Ove Haristad rikthehet serish me dhurata për Puken. Një tjetër Autoambulancë 4×4, me parametra bashkohore i është dorëzuar nga z.Haristad dhe bashkëpuntorët e tij në Shqipëri, bashkëshortet Aleksandër dhe Vera Molla nga Kisha Ungjillore “Fjala e Jetës” Laç kryebashkiakut Gjonaj. Kreu i bashkisë teksa falenderoj humanistin Haristad dhe bashkëshortet Molla, tha se mjeti do i kalonte me të kryer proçedurat Shërbimit Spitalor të Pukës. Ky mjet tha Gjonaj do të ndikoi në përmirësimin e transportit të rasteve urgjente në Pukë. Ky është mjeti I dytë Autoambulancë që i dhurohet Pukës nga z.Ove Haristad, fondacioni “Samaritani i mirë”

2