“Babagjyshi I Vitit të Ri mbërriti në Pukë ku solli dhuratat për fëmijët jetim të bashkisë Pukë” Në qëndër të qytetit të Pukës nën përkujdesjen e vetë ministrit për Evropen dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, I cili siguroj dhurata për fëmijët jetim të bashkisë së Pukës është bërë shpërndarja e këtyre dhuratave për fëmijët jetim nga qytetiti dhe njësit administrative.
Fëmijët e pranishëm në qëndër të qytetit të cilët ishin njoftuar nga bashkia për një aktivitet janë befasuar teksa u është shfaqur një babagjysh, I cili më pas në emer të ministrise së jashtme dhe bashkisë ka shpërndar dhuratat e sjella për ta.
Ne emer të kreut të bashkise përshendeti fëmijët zevendëskryetari i bashkisë, z.Mustaf Kopani I cili premtoj se ashtu sikurse gjatë këtyre tre viteve edhe në të ardhmen fëmijët jetim dhe prindrit e tyre do të ishin gjithnjë në qëndër të vemendjes. Zëvendëskryetari Kopani ka uruar fëmijët për një vit me më shumë lumturi dhe mirqenjë në familjet e tyre.

bc