Në kuadër të aksionit për mbjelljet e reja të drurve dekorative nën sloganin “ Mbjelle dhe ti Pemen tënde” sot qytetit të Pukës ju shtuan dhe 50 drurë dekorative të dhuruar nga Shoqata “AGROPUKA” e cila ju bashkua kësaj nisme.
Kreu i bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj sëbashku me drejtorin ekzekutiv të shoqatës “AGROPUKA” z. Sabah Djaloshi teksa moren pjesë në mbjelljen e drurëve dekorativ në parkun e gjelbër të qytetit ftuan qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nisme, ashtu siç apeluan qytetarët për mirmbajtjen dhe kujdesin ndaj këtyre drurëve.
Ne synojmë të mbjellim këtë vit rreth 5000 drurë dekorativ, ndërsa Pranvera e ardhëshme do e gjej qytetin me hapsira të gjelbërta ndryshe nga më parë.
MBILLE DHE TI PEMEN TENDE!
Ju mirpresim të gjithve në nismen për qytetin dhe qytetarët