1Ashtu siç dhe u premtua, tashmë në parkun e gjelbër të qytetit të Pukës pranë Liqenit janë instaluar dhe stolat në shërbim të moshuarve dhe qytetarve të tjerë, të cilët po e frekuentojnë masivisht këtë pjesë të rëndësishme të qytetit.
Kryebashkiaku Gjonaj ishte sot në këtë zonë, ku u takua me qytetar të ndryshem që ndodheshin atje me të cilët bashkbisedoj rreth zhvillimeve që po prekin qytetin.
Qytetarët e falenderuan kreun e bashkisë për zhvillimet që po ndjen qyteti çdo ditë, çfar ka ngjallur shpresen e vendasve, ndërsa e ka kthyer Puken në të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj.
Gjatë qëndrimit në parkun e gjelber të qytetit, i kthyer në një oaz mahnitës, kryebashkiaku ka takuar dhe të rinjë nga të cilët mori falenderime për punët e kryera duke j’ua kthyer qytetin qytetarve.
3Gjatë bashkbisedimit kryebashkiaku i pyeti ata lidhur me ate se çfar duhet të bëhet në Pukë në mënyrë që të rinjët mos të largohen nga vendlindja e tyre edhe pasi mbarojne shkollat e larta.
Enklajd Zeneli I sugjeroi z. Gjonaj gjetjen e mundësive të punësimit për të rinjët që mbarojnë shkollat e larta ndërsa i konsideroi investimet si inspiruese edhe për të rinjët.
Edhe ky investim i rëndesishem, siç është vendosja e stolave në parkun e gjelbër u kryer pa tendera dhe shpenzime, pasi thirrjes së bashkisë ju përgjigj nënkontraktoi I shfrytëzimit të minjëres së Munelles, I cili siguroi stolat që tashmë janë në dispozicion të qytetarve të Pukës dhe vizitorve të shumtë.

2