4Rikonstruksioni i segmentiti rrugor Gjegjan.
Tregu i produkteve të Fshatiti.
Hapja e Zyres Sociale.
Përmiresimi i infrastrukturës në shkollen Rrape.
Përmiresimi i infrastrukturës në kopeshtin Qelëz.
Transparenca dhe llogaridhënja ndaj publikut.
Këto janë pikat e kontratës së nënshkruar nga kryebashkiaku z.Gjon Gjonaj dhe Qëndrës së Gruas “Hapa të Lehtë” gjatë fushatës elektorale të tre viteve më parë, si pjesë e punës për tu realizuar në katër vitet e mandatiti të qeverisjes lokale.
Kemi kënaqësin të njoftojmë opinionin publik se sot të gjithë këto pika janë realizuar brenda tre viteve të para të mandatiti, duke theksuar se tashmë z.Gjonaj ka kryer detyrimi ndaj nënshkrimit të kësaj kontrate, e cila kishte të bënte me kërkesat e bëra nga gra dhe vajza të zonave të ndryshme në bashkinë e Pukës.
Ju bëjmë me dije se kreu I bashkisë, z.Gjonaj këto ditë po bënë dhe një bilanc për premtimet e tij elektorale për të cilat do të dal me një komunikim publik lidhur me realizimin e këtyre premtimeve, bazuar në programin e tre viteve më parë.
Transparenca dhe llogaridhenja ndaj qytetarve mbetet një domosdoshmëri si pjesë e detyrimit ndaj qytetarve në çdo kohë dhe nga çdo i zgjedhur.