Pas 27 vitesh, edhe fshati Lumzi në njësinë administrative Rrape tashmë ka Ujë vaditës. Falë interesimit të vazhdueshem të kreut të bashkisë z.Gjon Gjonaj, është ndërtuar rrjeti i ri i Ujit vaditës.
Kryebashkiaku disa muaj pas inagurimit të rrugës auto të zonës së thell malore ishte serish sot në këtë zone, ku u njoh me vepren madhore.
Me një investim prej 100 mijë eurosh nga kompania “MC-Inerte”, fermerët e Lumziut tashmë kanë Ujë vaditës në sasi të konsiderueshme.
Uji vaditës I cili është marr disa kilometra larg zonës, ka zgjidhur një herë e mirë problemin e këtyre banorve, tokat bujqësore të të cilve tashmë po I kthehen produkutivitetit të dikurshëm.
Vetë banorët e zonës teksa falenderuan kreun e bashkisë për mbajtjen e këtij premtimi I pohuan atij se prodhimet këtë vit janë disa herë më të mëdha se ata të viteve të shkuara, kur nuk kishte Ujë për vaditjen e tokave bujqësore.
Teksa shoqërohej nga administratorja znj. Lula Mema dhe investotori z.Mark Luli, kryebashkiaku e falenderoi këtë të fundit për mbështetjen madhore duke zgjidhur një nga problemet e kësaj zone që ishte dhe problem I bashkisë.
z.Gjonaj ju tha banorve se krahas mbështetjes madhore të qeverisë, shumë prej ndryshimeve infrastrukturore në territorin e bashkisë Pukë ishin realizuar fal bashkëpunimit me kompani e organizata të ndryhsme. Prioritet, tha ai, nuk janë tenderat, siç ndodhte më par, por gjetja e rrugëve për tu ardhur në ndihmë banorve. “Nuk jamë këtu për fushatë elektorale, pasi siç e dini jamë për të disaten herë në këtë zonë. Më shumë se asgjë tjetër me intereson se ju që keni vendosur të jetoni këtu, ta keni jeten më të lehtë. Kur kamë ardhur në fillim në Lumzi, nëse ju kujtohet, më keni kërkuar, rrugen, urat, Mullirin e blojes dhe Ujin vaditës. Ja ku I keni të gjitha fal Zotit, mbështetjes sw qeverisw dhe miqve tanë. Ti gëzoni sa të jetë jeta këta dhe investime të tjera që do të realizojmë në këtë fshat dhe të gjithë fshatrat e bashkisë” ju tha banorve të Lumziut kryebashkiaku Gjonaj. Vetë banorët e zonës, e falenderuan kryetarin për vemendjen e treguar dhe mbajtjen e premtimeve si asnjë I zgjedhur vendor më parë.
Lumziu, një fshat, pjesë e njësisë administrative Rrape, prej 1992 kishte mbetur si një zonë e harruar dhe në braktisje gjithnjë e më shumë nga banorët, për shkak të mungesës së shërbimeve.
Ndërtimi I Rrugës automobilistike me një vlere prej 40 milion lekë të rinjë, investimi për Ujin vaditës, Mullirin dhe elementëve të tjerë të infrastukturës po bënë që edhe banorët e larguar të rikthehen serish në këtë zonë, kryesisht gjatë stinës së Verës.
Lumziu ka toka produktive që më pak punë mund të kthehen në prodhuese, duke sjell të ardhura për vendasit, ndërsa bima karakteristike e këtij fshati është Thana dhe Arra, aq shumë të kërkuara në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.