Të nderuar vllezër dhe motra të besimit islam dhe mbarë ju qytetar të bashkisë Pukë, më lejoni që t’ju përcjell urimet e përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit 2018. Festa e madhe, simbol I sakrificës na kujton dhe një herë të gjithve, dashurin e Zotit për njeriun, por dhe atë të njeriut për Zotin. Krahas kësaj, Kurban Bajrami na sjell mesazhin e dashurisë për njeri-tjetrin, e kjo mishërohet më së miri përmes shpërndarjës së të mirave të tryezës së kësaj feste me më të varfrit. Përmes këtij mesazhi të përzemërt uroj që kjo festë e rendësishme ti gjej mirë dhe pa problem të gjithë banorët e bashkisë Pukë kudo që ndodhen. Uroj paqe e mirësi për familjet e zemëruara e në konflik, falje për të inatosurit, mirqenje për të skamurit dhe shëndet për të gjithë ata që përballen me probleme shëndetësore. Ashtu të bashkuar si gjithnjë uroj të udhëhiqemi të gjithë nga mesazhet që përcjellin festa të tilla si një drit shpresë dhe rrugë larg të keqes.
Uroj një festë të begatë e të gëzueshme për të gjithë!
Gëzuar Kurban Bajramin!
Mirësi në çdo familje pukjane!
Sinqerisht
Gjon GJONAJ