2Kryebashkiaku i Pukës, z.Gjon Gjonaj po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali në kuadër të programit të bashkisë për aplikimin me projekte në Bashkimin Evropian.
z.Gjonaj shoqërohet në Itali nga deputeti,z.Luan Harusha, i cili po ndërmjetëson dhe binjakzimin e bashkisë së Pukës me komunen Signa. Në këtë kuadër kryebashkiaku Gjonaj dhe deputeti Harusha u priten dhe nga kreu i komunës Signa në provincen e Firenzes, rajoni i Toskanes, z.Alberto Critianini.
Kryetarët Gjonaj dhe Critianini gjatë takimit të tyre kanë diskutuar 3lidhur me fushat e bashkëpunimit ndërmjet bashkisë së Pukës dhe komunës Signa. Kryefjalë e këtij takimi ishte bashkëpunimi në hartimin e projekteve të përbashkëta me qëllim aplikimin në projektet e Bashkimit Evropian. Gjatë këtij takimi z.Gjonaj dhe homologu I tij Italian z.Cristianini janë dakortësuar që një ekip I Komunës Signa të asisitoj një ekip të specialistëve të bashkisë Pukë për mënyren e hartimit të projekteve për programet e Bashkimit Evropian. Një ndër pikat ku u ndalen në diskutimin për bashkëpunimin për të ardhmen dy kryetarët ishte dhe ftesa për bizneset të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në komunen Signa që të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në territorin e bashkisë Pukë, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës.

1
Kryetari i bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj, deputeti z.Luan Harusha dhe kryekomunari I komunës Signa në Itali, z.Alberto Cristianini janë dakortësuar dhe për marrveshjen e binjakzimit në mesin e komunës Signa dhe bashkisë Pukë, e cila pritet të nënshkruhet në mesin e dy kryetarve gjatë muajve të ardhëshme.
Kryebashkiaku I Pukës, z.Gjon Gjonaj e konsideron këtë një ndër vizitat historike, pasi nga marrveshja e arritur dhe binjakzimi I pritshëm, Puka pritet të përfitoj financime përmes aplikimeve me projekte në Bashkimin Evropian, ndërkoh që bashkëpunimi në fushen e turizmit po dhe në atë ekonomike shpresohet të jap rezultate konkrete në të mirë të banorve të bashkisë Pukë.