Të dashur vëllezer dhe motra të besimit islam, në këtë fillim të muajit të Ramazanit 2018, më lejoni t’ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar. Qoft një muaj i begatisë tuaj shpirtërore dhe më gjër, qoft muaji i shpresës së madhe për shpërblimin e sakrificës tuaj sublime në emer të Zotit dhe për Zotin.
Të privohesh nga të ngrenit dhe të pirit për një përiudhë afro 18 orëshe, është tregues i besimit të pastër, i shpirtrave që shpresë e besim kanë krijuesin e tyre, është një obligim që realizohet fal dashurisë hyjnore.
Si kryetar i bashkisë Pukë, por dhe si bashkvendas I Juaji, më lejoni të uroj agjërim të pranuar. Qoft kjo formë e adhurimit tuaj,forcë për paqen, për faljen, për dashurin, për mikuptimin dhe tolerancën .
Ky muaj, uroj qe t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve të bashkisë Pukë, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja, që po përjeton Puka, fal investimeve tashmë të vijim.
Dhe një herë urime të përzemërta për të gjithë ju bashkvendasit e mi, e në vecanti për besimtaret myslimanë që I nënshtrohen regjimit hyjnor nën atmosferen e agjërimit dhe Ramazanit.
Agjërim të lehtë!
Sinqerisht!
Gjon GJONAJ
Kryetar I bashkisë Pukë
Pukë me,15.05.2018