Kreu I bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj priti përfaqësuesit e Qendres për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” me të cilët u diskutua mbi hapat e metejshëm për partneritetin lokal për punësim, duke vën theksin tek hulumtimi I mundësive, sidomos për grat dhe të rinjët, kryesisht në fushen e turizmit.
Gjatë këtij takimi drejtoresha ekzekutive e “Sot për të Ardhmen” znj.Fabjola Laço Egro I paraqiti kryebashkiakut Gjonaj planin për mbështetje nepermjet partneritetit lokal për punësim, kryesisht në hartimin e një plani veprimi për punësimin gjinor dhe të të rinjëve.
Bashkia e Pukës ka ndërmarr disa hapa për krijimin e mundësive të mëtejshme në kuadër dhe të strategjisë vendore dhe prioriteteve të bashkisë për zhvillimin lokal.
Ky bashkëpunim nga bashkia Pukë dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” është vendosur në kuadër të projektit SEED Step II, “Mbështetje për Zhvillimin Edukimin dhe Punësimin” financuar nga Agjensia Austriake për Zhvillim.