Në kuadër të luftës anti Kanabis, takimi i radhës u zhvillua me kryetarët e fshatrave dhe inspektorët e Shërbimit Pyjor pranë bashkisë Pukë. Kryebashkiaku Gjonaj dhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës z.Vebi Bushati shprehen vendosmërinë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën veriore e cila një vit më parë u rendit ndër zonat me kultivim masiv.” Kryetarët e fshatrave dhe inspektorët e sherbimit pyjor pranë Bashkisë Pukë çdo muaj do të plotësojnë një formular lidhur me kontrollin e territoreve ku ata kanë përgjegjësi. Në rast se gjendet lënd narkotike ata do të ngarkohen me përgjëgjësi penale” – u shprehën z.Gjonaj dhe z.Bushati gjithashtu ata theksuan se standartet e Bashkimit Evropian nuk tolerojnë asnjë neglizhenc nga ana jonë prandaj të jemi të bashkuar në këtë nismë.
Takimi u mbyll me një vidio që iu ftojmë ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: