Në kuadër të masave që ka marr bashkia e Pukës për mbrojtjen e mjedisit, kryebashkiaku, z. Gjon Gjonaj thirri sot në një takim pune drejtuesit e institucioneve me të cilët diskutoj për organizimin e një ditë që do i kushtohet pastrimit të gjithë hapsirave të bashkisë Pukë. Pjesë e këtij aksioni do të jenë dhe njësit administrative, ndërsa qëllimi sipas kreut të bashkisë është sensibilizimi i qytetarve për sa më shumë vëmendje dhe kujdes ndaj mjedisit, pasuria me e vyer e Pukës, pasi siç tha kreu i bashkisë, pikërisht përmes mjedisit pritet të zhvillohet dhe turizmi malor.
Kryebashkiaku Gjonaj ju ka apeluar të gjithë institucioneve që ti bashkohen Planit Kombëtar për Mbajtjen Pastër të Shqipërisë, teksa i ftoj dhe të gjithë qytetarët e Pukës të bëhen bashkë më bashkinë dhe të qojnë më tej traditen e bukur të pukjanve për mbajtjen pastër të mjedisit.
Bashkia e Pukës prej ditesh ka përcaktuar si kryefjal të punës së saj mbrojtjen e mjedisit dhe mbajtjen paster te tij , ku po zhvillohen dhe takime sensibilizuese në shkolla.
Në nismen e saj bashkia e Pukës ka mbështetjen logjistike dhe nga Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim, DLDP, i cili ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve të qeverisjes vendore në nivel bashkiak.