Në vijim të shtimit të sipërfaqeve të gjelberta bashkia e Pukës tashmë ka vijuar pyllzimet dhe në periferi të qytetit.
Sot puna u përqendruar në vendin e njohur si Kodra e Hanit, ku u bë pyllezimi me drurë dekorativ Bliri, të cilët do të shtojnë siperfaqet e gjelberuara, pjesë e kurorës së ulët reth liqenit të rivitalizuar.
Punës së punonjësve të ndërmarrjes së shërbimeve ju bashku dhe kryebashkiaku z. Gjon Gjonaj i shoqëruar nga zevendëskryetari, z.Mustaf Kopani.
z. Gjonaj teksa mbolli drurët dekorativ tha se puna në shërbim të mjedisit do të vijonte edhe më tej me qëllim krijimin e Pukës turistike.
Hapsira e mbjell s’fundim pritet të ndikoj dhe në pamjen e qytetit, pasi pika historike e njohur “Kodra e Hanit” është një prej pjesve më të dukshme nga qytetit që shkon në unison dhe me sfondin e vetë liqenit të rivitalizuar.
Nën moton “Bashkia Puke, një bashki e paster dhe miqësore me mjedisin ” ka nisur një fushatë në kuadër të Planit Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit, e cila do të shtrihet në të gjithë territorin ndërsa pjesë e saj janë një sër aktivitetesh sensibilizuese dhe punë konkrete fal mbështetjes së “DLDP”-së
Puka nihet si një prej qyteteve më të pastra dhe me gjelbërim masiv, i cili ne dy vitet e fundit ka shtuar ndjeshem numrin e mbjelljeve duke e zgjeruar harten e zonave të gjlbëruara edhe jashtë rrugës kryesore të qytetit.