BASHKIA PUKË DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E LARTË DREJTUESE

“SEKRETARE E PËRGJITHSHME E BASHKISË”

Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 118, datë 05.03.2014PËR PROCEDURAT E EMËRIMIT, REKRUTIMIT, MENAXHIMIT DHE PËRFUNDIMIT TË MARRËDHËNIES NË SHËRBIMIN CIVIL TË NËPUNËSVE CIVILË TË NIVELIT TË LARTË DREJTUES DHE TË ANËTARËVE TË TND-SË” i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Pukë shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:

  • Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë
  • Kategoria e Pagës: I-5

Plotësimi i pozicionit më sipër bëhet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë. Ky pozicion pune është vendosur të jetë i hapur edhe për kandidatë të tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lirë (në zbatim të nenin 32/1) ligji nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar.

Për të tre procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe pranim nga jashtë në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë. (Kliko ketu)

BASHKIA PUKË DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR  LËVIZJEN  PARALELE,  NGRITJE  NË  DETYRË DHE PRANIMIN NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE  

Lloji i diplomës : Master Shkencor  në Shkenca Sociale dhe shkenca ekonomike

Në zbatim të ligjit 152/2013, “ Për nëpunësin civil ” i ndryshuar, neni 26  si dhe të Kreut II, III,  të Vendimit të Këshillit të Ministrave,Nr. 242, datë 18/03/2015, Bashkia Pukë shpall proçedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në  detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civi  për pozicionin ;

  1. Përgjegjës, në Sektorin e Ndihmës Ekonomike dhe Çështjeve Sociale

– Kategoria : III- 2

Pozicioni i mësipërm  i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategorie për proçedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se, në përfundim të proçedurës  së levizjes paralele, rezulton  se ky pozicion  është ende  vakant, ai është  i vlefshëm  për konkurimin nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil .

Për të tre procedurat  (lëvizje paralele, ngritja në detyrë dhe pranimi nga jashtë  shërbimit civil ) aplikohet në të njëjtën kohë. (kliko ketu)

BASHKIA PUKË DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL, LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Lloji i diplomës “Inxhinieri Agrare”, “Zhvillim rural”, “Shkenca mjedisore”, Shkenca Pyjore, niveli minimal i diplomës “Bachelor” ose “Master Shkencor/Profesional

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, i ndryshuar, Bashkia Pukë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:

Specialist për bujqësinë dhe administrimin e tokave buqjësore

(Kategoria e pagës IV-3)

Drejtoria e Menaxhimit të Pyjeve, Kullotave dhe Bujqësisë (kliko ketu)

Njoftim per mbledhjen e rradhes te keshillit bashkiak Puke me daten 11.02.2026

Antareve te Keshillit te Bashkise Puke
Ne mbeshtetje te ligjit nr.139/2015, “Per Veteqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe te nenit 56 te VKB nr. 14 date 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit te Keshillit te Bashkise Puke” dhe ne zbatim te vendimit te kryesise se keshillit nr. 7  date 12.12.2025, mbledhja e radhes e keshillit  Bashkiak Puke do te zhvillohet me daten 11.02.2026, ora  13:30 tek salla e Keshillit te Bashkise Puke, me kete rend dite: (Kliko ketu)

BASHKIA PUKË DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NGA JASHTË SHERBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT  DREJTUESE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pukë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

 

1 (Një) Pozicion –“Specialist i burimeve njerëzore”,   (kliko ketu)