INAGUROHEN 100 KM SHTIGJE TURISTIKE NË TERRITORIN E BASHKISË PUKË

Kreu i bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj mori pjesë sot në inagurimin e 100 kilometër shtigje turistike në territorin e bashkisë Pukë mundësuar falë bashkëpunimit të organizatës AgroPuka dhe Yunus Social Business Balkans. Në fjalen e tij kryebashkiaku Gjonaj tha se shenjestrimi i shtigjeve dhe sinjalistika e mundësuar përgjatë këtyre shtigjeve janë një tjetër dritë shprese për zhvillimin e turizmit malor në territorin e bashkisë Pukë.

ZHVILLOHET “SOFRA PUKJANE”

“Sofra Pukjane” Edhe këtë vit bëri bashkë bijët dhe bijat e Pukës, teksa eventi që rikthen në vendlindje pukjanët e larguar ndër vite vjen si një mesazh shprese se Puka nuk harrohet nga bijët e vetë. Kryebashkiaku Gjonaj e ka konsideruar këtë aktivitet si një çast reflektimi, por dhe si një mesazh se Puka ka nevojë për çdo njërin nga të pranishmit.