Kreu i bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj mori pjesë sot në inagurimin e 100 kilometër  shtigje turistike në territorin e bashkisë Pukë mundësuar falë bashkëpunimit të organizatës AgroPuka dhe Yunus Social Business Balkans. Në fjalen e tij kryebashkiaku Gjonaj tha se shenjestrimi i shtigjeve dhe sinjalistika e mundësuar përgjatë këtyre shtigjeve janë një tjetër dritë shprese për zhvillimin e turizmit malor në territorin e bashkisë Pukë. Kryetari Gjonaj e ka vleresuar dhe një herë zhvillimin e turizmit malor si të vetmen shpresë për Puken, teksa tha se bashkia e Pukës do të vazhdoj investimet në infrastrukturë, duke përcjell dhe lajmin e mirë për investimin e këndit të lojrave të aventurës që do të jetë unik në Shqipëri.
Përfaësuesit e të dy organizatave, z. Sabah Djaloshi dhe z.Shkelzen Marku u ndalen tek rendesia e këtyre shtigjeve me një gjatësi 107 km, të cilat tashmë do të jenë në shërbim të turistëve që do të vizitojnë Puken.
Eksperti, Ndoc Mulaj e ka konsideruar Pukën si një ndër zonat e begata të Shqipërisë ku turistët mund të gjejnë një shumëllojshmëri të produkteve dhe elementeve natyror dhe turistik. Ai tha se puna e nisur nga organizatat për të cilat punoj këtu në Pukë të vazhdoj edhe më tej. Me këtë rast u zhvillua dhe një tryezë bashkëbisedimi me aktor të ndryshëm të zhvillimit të turizmit, ku u diskutua për hapat e mëtejshëm në të ardhemen.

4 6 10