“Sofra Pukjane” Edhe këtë vit bëri bashkë bijët dhe bijat e Pukës, teksa eventi që rikthen në vendlindje pukjanët e larguar ndër vite vjen si një mesazh shprese se Puka nuk harrohet nga bijët e vetë. Kryebashkiaku Gjonaj e ka konsideruar këtë aktivitet si një çast reflektimi, por dhe si një mesazh se Puka ka nevojë për çdo njërin nga të pranishmit. Kreu i bashkisë, z.Gjonaj ftoi të gjithë biznesmenët pukjanë që të rikthenin vemendjen nga vendlindja me investime kryesisht në fushen e turizmit dhe fasonerisë. “Sofra Pukjane” është një evenimet i përvitshëm themeluar nga z.Arjan Ndoj e që organizohet nga biznesmen pukjanë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë dhe zona të tjera të vendit në bashkëpunim me bashkinë e Pukës dhe ka për qëllim bashkimin e pukjanve të larguar, por dhe njohjen e brezave të rinjë me vendlindjen e prindërve, ndërk12oh që në event ftohen dhe intelektual e biznese nga zona të tjera me qëllim promovimin e Pukës, tashmë qytet turistik.