PUKA Agro-Fest, panairi i produkteve bujqësore dhe blektorale e kthej Puken këtë fundjavë në kryeqendren e produkteve organike, teksa mbi 200 produkte u ekspozuan në qendren e qytetit të Pukës nga rreth 100 fermer, blegtor dhe prodhues të tjerë.
Produktet organike kanë tërhequr vemendjen edhe të shumë miqve që udhëtuan sot drejt Pukës, jo vetëm nga Tirana, por edhe zona të tjera të vendit për të siguruar produktet bio të zonës. E veçantë ishte vizita e ekipit të sipërmarrësve suedez, pjesë e projekteve partnere të shoqatës Agro-Puka. Kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj në fjalen e tij, tha se aktivitetet e kësaj fundjave janë pjesë e udhëtimit të Pukës drejt zhvillimit të Turizmit teksa e cilësoi Pukën në një destinacion të mirfillt turistik ku ndërthuret e natyrshma me kontributin njerëzor. Gjonaj i lumtur për arritjet e deritanishme premtoj mbështetje për zhvillimin e bujqësisë, teksa i ftoj fermerët të ruanin farerat autoktone, një vlere e shtuar e prodhimit vendas.
Këtë vit organizatorët, Bashkia e Pukës dhe AgroPuka e kishin menduar panairin një festë për zonen ku u ndërthuren dhe ekspozitat fotografike, animacionet që argëtuan fëmijët dhe programi artistik.

https://www.facebook.com/236776123325015/videos/1136597306541638/ 

35