Është zhvilluar sot mbledhja e këshillit bashkiak për muajin Mars 2018. Antarët e këshilit bashkiak teksa miratuan Projekt Vendimin për dhënjen e ndihmës ekonomike për përiudhen 1-31 mars 2018 janë interesuar lidhur me fatin e disa familjeve në vështirësi të theksuara ekonomike, të cilat janë përjashtuar si pasojë e sistemit të pikëzimit. Administratorët e ndihmës ekonomike në bashkinë e Pukës dhan sqarimet e duhura për të gjithë anëtarët e këshillit që ngriten problematika të tilla, ndërsa rezultoj se këta familje të cilat janë në varferi ekstreme janë me një dhe dy anëtar, e për pasojë sisitemi I përjashton automatikisht. Familjet në varferi ekstreme që I përkasin kësaj kadegorie kaluan me një Projekt Vendim të veçant nga ana e zyrave të Ndihmës Ekonomike në fondin e 6%, lën për shpërndarje këshillave bashkiake.
Po kështu në mbledhjen e këshillit bashkiak u miratua dhe dhënja e ndihmës së paaftësisë për periudhen 1-31 mars 2018.
Me votë unanime këshilli bashkiak ka mirtuar dhe Projekt-vendimin për një shtesë në VKB nr.4, datë 24.01.2018, I cili I përket vendimit për “trajtimin me bursë të nxënësve të shkollave të mesme profesionale për vitin shkollor 2017-2018.
Në rendin e ditës të mbledhjes të muajit Mars 2018 këshilli bashkiak ka dhënë dhe pelqimin për Hidrocentralin “Gjadri” proçedurat për të cilin kanë filluar disa vite më parë me ish komunen e Luf-Qerretit.
Këshilli bashkiak I Pukës ka shqyrtuar sot dhe ankesen e një qytetari nga Qelza lidhur mbi të drejten për shfrytëzimin e një burimi ujor. Pasi u dëgjuan antarët e komisionit të ngarkuar nga bashkia për të ndjekur problemin në terren, por dhe pretendimet e palës ankuese, këshilli vendosi lënjen në fuqi të vendimit të mëparshëm.