Me dhimbje mësova lajmin tragjik për humbjen e Saimirit, djalit të mirë të Pukës, pinjollit të familjes në zë, oficerit profesionist.
I lutem Zotit të iu jape forcë prindërve, bashkëshortes, dy motrave dhe të afërmve të tjerë për përballimin e kësaj dhimbje të madhe.
Ashtu si familja Hoxha ndër breza ka kontribuar për atdheun, shtetin ligjor dhe të drejten, edhe Saimiri sakrifikoi jeten në krye të detyrës, teksa dora kriminale e një narkomani nuk i kursej jeten birit të Pukës, duke na pikëlluar të gjithë ne pukjanët e mbi të gjitha familjen Hoxha dhe të afërmit e tyre.
Saimiri ashtu si e gjithë familja Hoxha ishtë simbol i të mirës.
Ngushëllime Ing.Bilal Hoxhës dhe gjithë familjes që sot përballen me këtë dhimbje të madhe.
Zoti j’ua lehtësoftë dhimbjen!