Dëmtimi i pyjeve të Pukës nga sot e në vazhdim do të rëndoj mbi vetë inspektorët për ruajtjen dhe menaxhimin e tyre. Ky është paralajmërimi i kreut të bashkisë, z.Gjon Gjonaj gjatë takimit në Sektorin e Shërbimit Pyjor pranë bashkisë.
Kryebashkiaku e ka konsideruar si apsurd faktin se disa furgon qarkullojnë me lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe askush nuk i ndëshkon, teksa po demtohet pa kriter ekonomia pyjore.
Kryetari i bashkisë Pukës, z. Gjon Gjonaj abuzive e ka konsideruar dhe lëshimin e mandateve me vetëm tre meterkub lendë drusore, ndërkohë që është e pamundur që një automjet të ngjitet në pyll për vetëm tre metërkub drurë. “Bëni kujdes sepse kjo është një mënyrë abuzimi duke shfrytëzuar mandatin e paguar për tre metër kub lëndë drusore e duke marr në pyll sasi më të mëdha drurësh” tha kryebashkiaku në takimin që zhvilloi në shërbimin pyjor.
Nga sot punonjësit e Shërbimit Pyjor pranë bashkisë Pukë do të vendosen me grafik ne postobllok me qëllim kontrollin e automjeteve që transportojnë lëndë drusore. Njëkohësisht Shërbimi pyjor do të përgatisë një informacion për Policinë e Shtetit për të gjithë mjetët që dyshohet se transportojnë lëndë drusore. Për më tepër klikoni në vidion e mëposhtme: https://www.facebook.com/236776123325015/videos/477611486159162/