Të dashur nxënës!
Të respektuar mësues!
Të nderuar prindër!
Në këtë prag të fillimit të Vitit të Ri shkollor 2019-2020 më lejoni t’ju përcjell urimet e ngrohta dhe të përzemërta, si kryetar i bashkisë, si prind dhe si bashkëqytetar i juaj.
Sot ashtu si shumica prej jush edhe unë jam i lumtur, pasi në zonen tonë nuk kemi shkolla që rrezikojnë nxënësit dhe mësuesit e tyre, ndërsa investimet në arsim kanë qënë dhe mbeten prioriteti i punës tonë, të bindur se ky është shërbimi më i mirë që i bëjmë të ardhmes.
Çdo vit në këto katër vite kemi arritur të rikonstruktojmë një objekt shkollor. Këtë vit jam i lumtur që veç shërbimeve në të gjitha shkollat, kthyem në gjendjen e duhur Konviktin “Ali Bytyçi”, por ende nuk kemi përfunduar. Tashmë puna ka nisur për sigurimin e fondeve për tempullin e dijes në qytet, Shkollen “MIGJENI” e cila në kto 29 vite disa herë është rikonstruktuar me qëllim pasurimin e të pangopurve në duart e të cilve ka kaluar Puka, por sërish ka nevojë për sherbime cilësore.

Të dashur nxënës të shkollave të bashkisë Pukë!
Nëse qyteti dhe vendi jonë po ndryshon në shumë dimensione, sot është koha që dhe ju të ndryshoni, duke i dhënë një dimension tjetër dijeve tuaja përmes një vlerësimi më serioz të shkollës. Si gjithnjë urimin më të veçant e kamë për vogëlushet që ulen për të paren herë në bankat e shkollës. Qoft një fillim i mbar dhe plot vullnet e dëshirë për të arritur më të miren.
Të dashur mësues, uroj që ky vit mësimor t’ju gjej mire, dhe në formen e duhur për të dhënë më të miren në arsimimin e brezave. Ju lutem shkollen ku punoni mos e shikoni vetem si një vend pune, por si një mision nga i cili varet e ardhmja e Pukës. Mos harroni, dikur kishim shumë nxënës dhe pak mësues, sot kemi shumë mësues dhe pak nxënës, ndaj ju ftoj të reflektoni për rezultate shumë më të mira në këtë vit shkollor.

Prinder, unë i di fort mirë vështirësit me të cila përballeni sidomos në fillim të vitit shkollor, por është koha të mbani kontakte të vazhdueshme me shkollen, pasi ky është shërbimi më i mirë për të ardhmen e familjes tuaj.
Si kryetar i bashkisë, ju premtoj se ashtu sikurse nuk kamë pushuar deri tani do të vazhdoi përpjekjet e mija për shkolla me standarte në infrastrukturë në çdo zonë të bashkisë Pukë.
Qoft ky vit shkollor, viti i rritjes së cilësisë në arsim.
Urime dhe një fillim i mbare i vitit shkollor për të gjithë!
Gjon Gjonaj
Kryetar i Bashkisë Pukë

24