Nismës së bashkisë Pukë për mbjelljet e drurëve dekorative tashmë po i bashkohen edhe qytetarët. Fale kontributiti të dy të rinjve pukjanë, Gentian Pemaj dhe Ndriçim Asllanaj, të cilët siguruan fidane Leandre dhe Bredhi është bërë pyllëzimi i të gjithë skrapatës pranë varrezave të qytetit të Pukës, duke i dhënë edhe kësaj pjese një tjetër pamje, nga ajo me inerte të hedhura shkujdesur e mbuluar me bimësi të egër. Aksionit të punonjësve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike ju bashkua sot dhe kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj i shoqëruar dhe nga dy Zevendëskryetarët, znj.Ershela Gjoni dhe z.Mustaf Kopani.
Z. Gjonaj teksa falenderoi dy të rinjët pukjanë për kontributin e tyre, tha se puna është realiteti në bashkinë e Pukës dhe jo sulmet me sfonde politike. Kryebashkiaku premtoi se mbjellja e drurve dekorativ do vazhdoje deri në lagjet më periferike të qyteti të Pukës.
Periudha Dhjetor-Janar u karakterizua edhe këtë vit me shtimin e 100 drurë dekorativ Bliri në qytetin e Pukës,gjithashtu dhe lloji drurë Bredhi, ndërkohë që fushata e mbjelljeve të reja do të vijoi me akacie.

Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/watch/?v=532312724075669