Ura e fshatit Pla në Njësinë Administrative Luf -Qerret do të jetë në pak ditë një realitet i ri për banorët e zonës.Kompania “BREDHI” shpk e vëllezërve Marinaj, që janë lindur e rritur në këtë zonë,  është përgjigjur pozitivisht kërkesës të Kryebashkiakut Gjonaj për të kontribuar në ndërtimin e kësaj ure, mjaft e domosdoshme për lidhjen e fshatit me rrugen nacionale.

Kryebashkiaku inspektoi punimet dhe falenderoi vëllezërit Marinaj për kontributin, gjithashtu u shpreh se investimet në infrastrukturë  me buxhetin e qeverisë,  me atë të bashkisë, por dhe me ndihmën e kompanive, shoqatave e donatorëve do të vazhdojnë në të gjithë territorin e bashkisë.