Bashkia Pukë, në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe të VKM nr. 118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, njofton publikimin e rezultatit paraprak të procedurës së konkurrimit për pozicionin e lirë:

“Sekretar i Përgjithshëm”

Në përfundim të procesit të konkurrimit, kandidati i cili ka grumbulluar mbi 70 pikë dhe plotëson kriteret për publikimin e rezultatit paraprak është:

1. Znj. Ana Shurdha

Ky publikim bëhet në kuadër të procedurave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për shërbimin civil.

Bashkia Pukë vijon procedurat administrative përkatëse, në përputhje me kërkesat ligjore dhe institucionale.

BASHKIA PUKË
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (kliko ketu)