Nën përkujdesjen e z.Gjon Gjonaj, të znj. Fabiola Laco-Egro si dhe në bashkëpunim me produksionin e filmit “Derë e hapur”, film i vitit 2019, u zhvillua një aktivitet sensibilizues në Qendrën e Turizmit dhe Zhvillimit Rural me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke shfaqur filmin i cili ka në qendër të tematikës dy motra në një shoqëri thellësisht patriarkale.
Përmes udhëtimit të tyre hasim forma të ndryshme diskriminimi ndaj gravedhe pabarazinë e rrënjosur thellë në shoqëri.
Pas shfaqjes së filmit u realizua dhe një  diskutim i hapur me kastin e filmit dhe përfaqësuesit dhe partnerët e UN Women, ku pjesëmarrësit shprehën mendimet e tyre duke e lidhur me çështjet e trajtuara në film.
Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Tiranë, si pjesë e programit të OKB-së kundër dhunës ndaj grave, Bashkia Puke e QZHK Sot per te ardhmen.

w1