Kushtet atmosferike nuk po na favorizojne shumë, pasi dihet se COVID-19 përhapet në temperaturat të ulta.
Ulja e ndjeshme e temperaturave kërkon masa të shtuara mbrojtëse e më e rëndësishmja në këto kushte është qëndrimi në shtëpi.
Ju Lutem qendroni në shtëpi, mbro veten, familjen dhe shoqërinë.
Lidhur me situaten nga kushtet atmosferike:
Reshjet e Bores vijojnë të bien dendur në të gjithë territorin e bashkisë Pukë. Në akset rrugore rurale ka vështirësi qarkullimi dhe është e pamunudur levizja pa qenë të paisur automjetet me mjete teknike.
Ju lutem në këto kushte evitoni levizjet që të shmanget rreziku.
Mjetet tona po mbajn hapur momentalisht rrugët e emergjencës, siç është rruga e spitalit dhe shërbimeve të tjera të emergjencës, si dhe akset rrugore të qytetit.
Pas mesdites do nis puna për pastrimin e akseve rrugore rurale më të rëndësishme.
Sipas parashikimit meteoroligjike kjo situatë do të zgjasë deri rreth mbrëmjes.
Aktualisht në të gjithë territorin e bashkisë Pukë nuk ka asnjë emergjencë, ndërkoh qe vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore për shtresat në nevojë sipas përcaktimit nga Këshilli i Ministrave.