U zhvillua ne Puke panairi i produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale të zonës, ku mes qindra qytetarëve, ishin të pranishëm dhe vizitorë të ardhur enkas nga vendet e tjera. Edhe këtë vit, Puka ia arriti të shndërrohej në kryeqendër e ekspozimit të qindra produkteve, të cilat me shumëllojshmërinë e tyre pasuruan stendat e panairit.
Puka Agro-Fest, tashmë është një event kombëtar, përmasat e të cilit shihen dukshëm në fuqinë promocionale, ndaj dhe bashkërisht duhet të angazhohemi për vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta organizative.
Falënderojmë shoqatën Agro-Puka, stafin e palodhur të saj, drejtorin ekzekutiv z. Sabah Djaloshi, për organizimin e këtij manifestimi të veçantë dhe me peshë në llojin e tij, si dhe sigurojmë në të ardhmen, një partneritet të besueshëm në dobi të fuqizimit të rolit mbështetës për fermerët dhe blegtorët pukjanë, përmes krijimit të kushteve optimale për tregtimin e produkteve të tyre dhe politikave subvencionuese.