Bashkia Pukë ne bashkëpunim me Bashki të Forta, një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC ka prodhuar dhe publikuar Raportin e Performancës së Bashkisë Pukë për vitin 2019. Raporti paraqet rezultatet vjetore të arritura nga bashkia në një format më transparent dhe të kuptueshëm për gjithë aktorët: Këshillimi Bashkiak, komuniteti vendor, media etj. Ky raport i ofron mundësinë të interesuarëve të kuptojnë çfarë ka realizuar konkretisht bashkia me financat e saj gjatë një viti të plotë kalendarik.