10 SHTATORI, DITA E KULTURËS PUKJANE

Në diten e “Kultures Popullore Pukjane” që përkon me 87-vjetorin e lindjes së artistit të popullit, Ndue Shyti “Nderi i Kombit “ose siç njihet në boten e folklorit “Gjeniu i Çiftelise“, bashkia Pukë organizoi sot aktivitetin përkujtimor “Në datëlindjen e Gjeniut”.

INFORMACION MBI SITUATËN E ZJARREVE NË MASIVIN PYJOR TË TËRBUNIT

Vatra e zjarrit në malin e Terbunit është izoluar plotësisht në pjesen veriore në pjesen lindore dhe se fundmi diten e sotme rreth orës 17.30 është arritur të vihet në kontroll 80 % e vatres në vendin e quajtur Qershizë në Fushe Kumulli, ku u bë i mundur eleminimi i rrezikut për kalimin e zjarrit në shpatet e fshatit Vrrith, Njësia Administrative Luf-Qerret.

BASHKIA PUKË BËN THIRRJE SUBJEKTEVE POLITIKE PËR RESPEKTIMIN E RREGULLAVE E FUNKSIONIMIT TË QYTETIT

Nisur nga situata e krijuar, sot rreth mesditës në rrugen kryesore të qytetit të Pukës, ku disa automjete, në mbështetje të një subjekti politik u parkuan në mes të rrugës kryesore të qytetit duke krijuar një situatë të pazakontë për një qytet si Puka, bashkia Pukë ju bën thirrje të gjithë subjekteve politike:Ju lutem respektoni rregullat e funksionimit të qytetit. Puka është e të gjithve dhe nuk mund të mbetet peng i subjekteve politike, të cilat së pari duhet të respektojnë ligjin dhe rregullat e funksionimit të qytetit.