VENDE TE LIRA PUNE. BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR  LËVIZJEN  PARALELE  NGRITJEN  NË  DETYRË DHE PRANIMIN NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

Lloji i diplomës : Master Shkencor  në Shkenca Juridike

Në zbatim të ligjit 152/2013, “ Për nëpunësin civil ” i ndryshuar, neni 26  si dhe të Kreut II, III,  të Vendimit të Këshillit të Ministrave,Nr. 242, datë 18/03/2015, Bashkia Pukë shpall proçedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në  detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civi  për pozicionin ;

 Përgjegjës, në Sektorin e prokurimeve publike dhe çështjeve jurudike

– Kategoria : III- 2

Pozicioni i mësipërm  i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategorie për proçedurën e lëvizjes paralele ! Vetëm në rast se, në përfundim të proçedurës  së levizjes paralele, rezulton  se ky pozicion  është ende  vakant, ai është  i vlefshëm  për konkurimin nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil . (Kliko Ketu shkarko formualrin)