Kryetari i Bashkise Puke, z. Gjon Gjonaj po zhvillon një vizitë zyrtare me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në Novi Sad të Serbisë. Gjatë takimeve në institucionet shtetërore dhe Organizata të ndryshme Gjonaj ju ka dhuruar mikpritësve dhe Udhërrëfyesin e Pukës, një dokument i cili është pritur me interes nga zyrtarët më të cilët është takuar deri tani kreu i bashkisë, z.Gjonaj
Kreu I bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj priti përfaqësuesit e Qendres për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” me të cilët u diskutua mbi hapat e metejshëm për partneritetin lokal për punësim, duke vën theksin tek hulumtimi I mundësive, sidomos për grat dhe të rinjët, kryesisht në fushen e turizmit.
Në kuadër të luftës anti Kanabis, takimi i radhës u zhvillua me kryetarët e fshatrave dhe inspektorët e Shërbimit Pyjor pranë bashkisë Pukë. Kryebashkiaku Gjonaj dhe Drejtori i Policisë së Qarku të Shkodrës z.Vebi Bushati shprehen vendosmërinë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën veriore e cila një vit më parë u rendit ndër zonat me kultivim masiv.