Intensifikimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me investitorë strategjik dhe sipërmarrës që operojnë në territorin e Bashkisë Pukë, si dhe dhe krijimi i një klime optimale për të tjerë që duan të investojnë, është padyshim një pikë kthese në qasjen tonë ndaj objektivave afagjatë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Pukës dhe njësive administrative të saj.
Ky ishte dhe fokusi i takimit me përfaqësuesit e kompanisë Beralb sh.a, me të cilët zhvillova një bashkëbisedim të frytshëm pune, mbështetur në nevojën e konkretizimit të instrumenteve bashkëpunuese.