📍Në kuadër të njohjes mbi ecurinë e projektit të zbatimit të punëve publike në komunitet..!

Mirëprita në takim znj. Rozafa Zmijani, drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Punësimit Shkodër, z. Pjetër Gjergji, drejtor i Zyrës së Punësimit Pukë, si dhe znj. Suzana Selmani, specialiste pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit Shkoder, me të cilët bashkëndava ide dhe mendime mbi impaktin social dhe rolin efektiv në formimin profesional të kontigjentit të të punësuarve në këtë projekt.
📍I falënderova për bashkëpunimin dhe shprehëm gatishmërinë e përbashkët, që projekte të tilla të shtrihen në vijimësi, duke synuar krahas të tjerave dhe mbulimin e tregut të punës me punonjës të aftë profesionalisht.

Banorë të Bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz! Ju mirëpresim nesër, me datë 27 Gusht, ora 18:00 në sheshin e qytetit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Pukë për të përcjellë së bashku “Fest Folk 2024”!

Ansambli Artistik i Qarkut Shkodër, do të sjellë për publikun një repertor të pasur këngësh dhe vallesh, të cilat do të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme festive.
Mirëardhshi në këtë event të përbashkët të dy bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, i cili inicohet direkt nga kreu i Këshillit të Qarkut, z. Edmond Ndou!