𝑇𝑒̈ 𝑚𝑜𝑠ℎ𝑢𝑎𝑟𝑖𝑡 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒𝑟𝑠𝑜𝑛𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑡ℎ𝑗𝑒𝑠ℎ𝑡 𝑑𝑢𝑎 𝑡’𝑢 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑒𝑗, 𝑝𝑜𝑟 𝑚𝑖𝑞𝑡𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑒 𝑚𝑖 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑖𝑟𝑒̈.
Mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj gjithë të moshuarve që aq shumë kanë dhënë për përparimin dhe begatinë e vendit!
Si kryetar i Bashkisë jam i angazhuar maksimalisht për të kthyer në veprim disa nisma konkrete që synojnë vlerësimin e merituar të tyre, duke krijuar institucione që ofrojnë solidaritet dhe përkrahje.
Mirënjohje dhe respekt për ata që na tregojnë vlerat, rrugën e mençurisë, përkushtimit dhe bujarisë.
Fshati Plan, Njësia Administrative Luf-Qerret
➡️ Me një vlerë prej 14,292,359.1 lekë pa TVSH ky segment rrugor prej 1.2 km do të ofrojë për banorët e këtij fshati dhe vizitorët e ndryshëm, qarkullim automobilistik në kushte dhe parametra cilësore.
➡️ Ky investim, me financim të Këshillit të Qarkut Shkoder, është paraprijës i shumë të tjerëve që shumë shpejt do të fillojnë nga zbatimi.
➡️ Vëmendja jonë për infrastrukturë rrugore të përmirësuar në të gjithë territorin e Bashkisë Pukë, është e përhershme dhe jemi besimplotë se do kemi bilance shumë pozitive në këto tregues, duke ndërhyrë me asfaltim dhe rehabilitim të plotë të shumë segmenteve rrugore.