Periudha në vijim do të jetë një përiudhë shërbimesh ndaj institucioneve arsimore në bashkinë e Pukës. Për këtë qëllim kryetari I bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj thirri në një takim punë administratorët e njësive vendore si dhe drejtorët e institucioneve arsimore nga të cilët kërkoi korrektësi në ndjekjen e këtij proçesi, i cili starton nga nesër në të gjithë territorin e bashkisë.