Bashkia e Pukës organizoi sot ceremonin e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” I bashkisë Pukë për dy prej pjestarve të pajtimit të gjaqeve nga zona e Gjegjanit, z.Pashk Lala dhe z.Nikoll Luka, të cilët u vlerësuan për kontributin e tyre të shquar në pajtimin e shumë konflikteve dhe hasmërive jo vetëm në zonen e Gjegjanit, por dhe më gjër.