22 NËNTOR – Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

Të angazhohemi për ta pasuruar dhe për t’i dhënë mundësi të ardhmes që të flasë me krenari dhe kulturë gjuhën shqipe, si një prej vlerave dhe simboleve më përbashkuese të kombit tonë!
Respekt dhe nderim për burrat e mençur dhe të ditur të kombit shqiptar, të cilët në nëntor të vitit 1908 u mblodhën në një prej qyteteve më të zhvilluara të shqiptarisë së kohës, Manastir, ku me vizion dhe atdhedashuri hartuan alfabetin e gjuhës shqipe, duke i dhënë kombit vlerën e përjetshme përbashkuese dhe identifikuese.

📍Njësia Administrative Rrape 📢 Dëgjesa Publike

📢 Buxhetimi me pjesëmarrje
Së bashku me banorët e Njësisë Administrative Rrape konsultuam projektet tona për të ardhmen, për këtë zonë me potencial dhe resurse të mëdha zhvillimore.
Dëgjuam idetë dhe propozimet e banorëve për buxhetin e vitit 2025 dhe paketën fiskale, pasi zëri i tyre ka një rëndësi të veçantë që projektet, investimet dhe shërbimet të plotësojnë nevojat konkrete të komunitetit.
Çdo mendim dhe propozim i tyre është mjaft i dobishëm dhe do të vlerësohet me prioriet, duke i dhënë vëmendjen e duhur investimeve komunitare dhe rolit sipërmarrës.