KURORES SË GJELBËR TË QYTETIT I SHTOHEN EDHE 1000 DRUR AKACIE

Këtë të Shtunë, kurorës së gjelbërt të qytetit të Pukës i shtohen edhe 1000 drurë të tjerë Akacie, të mbjell përgjatë skrapatave në grykëderdhjen e Liqenit të qytetit, e cila do të krijoje një tjetër pamje piktoreske për Puken. Aksioni i radhës erdhi pas pastrimit të kësaj pjesë nga mbeturinat e shumta dhe bimësia e egër që mbizotronte në hyrje të qytetit.

ZBULOHET SHTATORJA E SKENDERBEUT NË QYTETIN E PUKËS

Shtatorja e Gjergj Kastriotit , Skenderbeu nga sot do të qendrojë dhe në sheshin kryesor të qytetit të Pukës.
Permendorja e heroit tonë kombëtar u zbulua sot përmes një ceremonie të veçantë organizuar nga bashkia e Pukës, e cila mundësoj vepren e artiti falë dhe mbështetjes se biznesit.
Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj e konsideroi këtë një vlerë të shtuar të qytetit, teksa tha se Puka nuk është ai xhepi i harruar i shqipërisë.