BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreut III, të VKM Nr. 243, datë 18.03.2015 “ Për Pranimin , Lëvizjen paralele , periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se:

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e tretë të vlerësimit ( intervista e strukturuar me gojë) për pozicionin “Specialist i Emergjencave civile”, Sektori i Emergjencave Civile në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, është:

Lista e kandidateve : (kliko ketu)

Njoftim, konsultim Publik me banore – Per keshillim me publikun Bashkia Puke

Ne mbeshtetje dhe zbatim te nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “dh”, te ligjit nr.139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, keshilli bashkiak Puke, njofton zhvillimin e seancave per keshillim me publikun per diskutimin je projektbuxhetit 2026 dhe programit buxhetor afatmesem 2026-2028 te Bashkise Puke.

Takimet do te zhvillohen sipas kalendarit: (kliko ketu)

  1. Nj.Administrative Gjegjan, 24.11.2025, ora 10:00, pranë Nj.Administrative Gjegjan.
  2. Nj.Administrative Rrape, 24.11.2025, ora 10:00, pranë Nj.Administrative Rrape.
  3. Nj.Administrative Qelëz 25.11.2025, ora 10:00, pranë Nj.Administrative Qelëz.
  4. Nj. Administrative Luf- Qerret 25.11.2025, ora 12:00, pranë Nj. Administrative Luf- Qerret.
  5. Bashkia Pukë,  26.11.2025 ora 13:00, Salla e keshillit Bashkiak Puke 

Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen edhe me shkrim pranë Bashkisë Pukë, me postë, apo nëpërmjet email në adresën: [email protected]

 

🎥 “MISS GLOBE” 2025 NË PUKË👑🌍

🌲 Një udhëtim magjepsës drejt zemrës së Alpeve Shqiptare…
Ku bukuria natyrore takon elegancën botërore!
👠 “MISS GLOBE” 2025, GJYSMËFINALJA NË PUKË
🗓 6 Tetor 2025
🕡 Ora 18:30
📍 Sheshi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Pukë
✨ Vajzat më të bukura nga 5 kontinente ngjiten në skenën e qytetit alpin për një natë spektakolare!
🎬 Nën regjinë e mjeshtrit Petri Bozo, ky spektakël do të jetë një përplasje emocionesh, drite, elegance dhe krenarie shqiptare!
📢 Bashkia Pukë, sjell këtë event madhështor për të promovuar turizmin, kulturën, mikpritjen dhe potencialin e kësaj treve me resurse të mëdha dhe kulturë të lashtë.
🌄 Një natë që nuk duhet humbur, një kartolinë e gjallë nga Puka drejt gjithë botës!